Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
NASA nis misionin për studimin e motit hapësinor
Shtetet e Bashkuara kanë nisur në hapësirë tri anije kozmike në përpjekje që të monitorojë më mirë motin hapësinor, sikurse janë stuhitë diellore të cilat mund të ndërhyjnë në teknologjinë dhe sistemet energjetike në Tokë. Tri sondat u lëshuan nga Qendra Hapësinore Kennedy në Florida në një raketë Falcon 9, të ndërtuar nga kompania private SpaceX. Me të arritur në hapësirë, sondat do të nisin rrugëtimin e gjatë për të arritur në pikën Lagrange 1 – një pikë që përafërsisht është 1.5 milion kilometra nga Dielli, vend që ofron një pikë të qëndrueshme për vrojtim. Sonda për shenjëzimin ndëryjor dhe përshpejtim (IMAP) do të përdorë instrumentet e tij për të studiuar grimcat me energji të lartë të Diellit dhe flluskën mbrojtëse që gjendet përreth sistemit...