Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
PAMJET- Dhunohen policiët e Rinasit, asnjë në pranga! A u përfshinë nipat e Xhelal Qefalisë në sherr?
Xhelal Qefalia TIRANË-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur brenda Aeroportit Ndërkombëtar Nënë Tereza, ku disa qytetarë kanë dhunuar efektivët e policisë. Njoftimi i policisë: Në lidhje me një video të publikuar për një konflikt të ndodhur në ambientet e aeroportit të Rinasit, gjatë imbarkimit, sqarojmë se: Më datën 06.09.2025, rreth orës 02.30, gjatë imbarkimit të pasagjerëve që udhëtonin me çarter në Antalia, disa prej tyre kanë debatuar me punonjësit e check in për çështje radhe, pasi kërkonin të kalonin bashkërisht dhe pa radhë, për shkak të fëmijëve të vegjël që kishin. Nga stafi i aeroportit është kërkuar ndihma e policisë dhe pas ndërhyrjes së shërbimeve të Komisariatit të Policisë Rinas, konflikti është mbyllur. Kryefamiljari, shtetasi A. M., dhe djemtë e tij, që po udhëtonin familjarisht...