Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
“Ndal, po kalon Trump”, pas Macron edhe Erdogan bllokohet në rrugë
Bota E Mërkurë, 24 Shtator 2025 15:37 Pas Emmanuel Macron, edhe Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ra “viktimë” e masave të marra për të kontrolluar lëvizjen e autokolonës së Trump në Nju Jork, teksa dilte nga salla e OKB-së. Lideri turk u detyruar të priste në këmbë për disa minuta derisa të përfundonte lëvizja e autokolonës së presidentit amerikan. Megjithatë, në ndryshim nga përgjigja e qetë e presidentit francez, i cili nuk hezitoi ta telefononte zotin Trump, presidenti turk tregoi një fytyrë krejtësisht ndryshe. Siç mund të shihet në pamjet filmike, Erdogan ishte dukshëm i mërzitur dhe nuk pati fare dëshirë të bënte humor me këtë rast. Macron, nga ana tjetër, pati një reagim që bëri xhiron e rrjetit të hënën në mbrëmje në Nju...