Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
U raportua si pengmarrje, por rezultoi mosmarrëveshje mes dy të rinjve në Sarandë. Policia sqaron situaten
Një ngjarje që u raportua si pengmarrje mesditën e së mërkurës në Qafë Gjashtë të Sarandës ka rezultuar të jetë një mosmarrëveshje mes dy personave. Sipas policisë së Sarandës, shtetasi F. M., 19 vjeç, aktualisht ndodhet në ambientet e komisariatit, në gjendje të mirë shëndetësore, dhe po jep deklaratën e tij lidhur me konfliktin që ka pasur me një tjetër shtetas. “Në lidhje me një njoftim të publikuar në media, se një shtetas është rrëmbyer në qytetin e Sarandës, ju informojmë se: Shtetasi i identifikuar me iniciale F. M, 19 vjeç, aktualisht ndodhet në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në gjendje të mirë shëndetësore, dhe po jep deklaratën e tij lidhur me një mosmarrëveshje që ka pasur me një tjetër shtetas. Vijon puna për...