Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Departamenti Amerikan i Shtetit: Albin Kurti shkeli vijën e kuqe!
Një zyrtar i lartë amerikan nga Departamenti Amerikan i Shtetit për Çështje Europiane është shprehur, se për SHBA ishte tejet shqetësuese përpjekja konkrete e Kurtit për t’i pamundësuar Listës Serbe pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Zyrtari i lartë u shpreh se “ka një varg veprimesh të autoriteteve kosovare lidhur me veriun e Kosovës që mendojmë se ishin destabilizuese dhe për të cilat SHBA-të kanë ngritur shqetësime”. “Gjëja e vetme që do ta theksoja veçanërisht, që për ne ishte më shqetësuese, ishin përpjekjet konkrete për t’ua pamundësuar qytetarëve të Kosovës, dhe në këtë rast serbëve të Kosovës, që të zgjedhin përfaqësuesit e tyre, si në kuptimin e gjerë ashtu edhe në pozitat udhëheqëse në institucione”. Ky ishte shkaku, sipas zyrtarit të lartë në Departamentin...