Sulm me armë zjarri në zyrën e Imigracionit dhe Doganave në SHBA, tre të plagosur, autori vret veten

Sulm me armë zjarri në zyrën e Imigracionit dhe Doganave në SHBA, tre të plagosur, autori vret veten

Të paktën tre persona u plagosën në një të shtënë me armë zjarri të mërkurën në mëngjes në një zyrë të Imigracionit dhe Doganave të Shteteve të Bashkuara (ICE) në Dallas, konfirmoi drejtori në detyrë i ICE, Todd Lyons. Sipas deklaratës së Lyons, informacione paraprake sugjerojnë se autori mund të ketë qenë një snajper. “Kemi tre persona që janë plagosur në këtë kohë. Nuk jemi të sigurt për gjendjen e tyre shëndetësore, por ata janë transportuar në spital”, u shpreh ai. Ndërkohë, Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, konfirmoi se i dyshuari ka ndërruar jetë pasi ka kryer vetëvrasje. “Detajet ende nuk janë të plota, por mund të konfirmojmë se ka pasur të plagosur dhe viktima,” shkroi Noem në një postim në platformën X (ish-Twitter)....