Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Operacioni i përbashkët Itali-Shqipëri kundër trafikut të drogës, 10 në pranga dhe 2 në kërkim
Është finalizuar operacioni “Fingerprint”, rezultat i bashkëpunimit mes autoriteteve italiane dhe shqiptare. Gjykata e Firenzes lëshoi 12 urdhra arresti, 10 prej të cilëve u ekzekutuan (9 në Itali dhe 1 në Shqipëri), ndërsa 2 shtetas u shpallën në kërkim. Gjatë këtij operacion i u arrestua shtetasi Edison Hoxha, 41 vjeç, lindur në fshatin Portëz, Fier, i shpallur në kërkim ndërkombëtar. 41-vjeçari akuzohet se gjatë periudhës 2020-2021, ka koordinuar veprimtarinë kriminale të një organizate të implikuar në trafikimin e lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, në Shqipëri, Itali dhe Zvicër. Njoftimi: Policia e Shtetit/Finalizohet në Shqipëri, një fazë e operacionit ndërkombëtar të koduar “Fingerprint”. Operacioni “Fingerprint”, rezultat i bashkëpunimit disamujor ndërmjet Policisë së Shtetit, Drejtorisë së Qarkut Antimafia Compagnia Carabinieri në Borgo San Lorenzo, Firenze dhe...