Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Vuçiç takim me Rubion në Nju Jork, në fokus forcimi i dialogut politik dhe bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, kanë biseduar për forcimin e dialogut politik dhe bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve gjatë një takimi në Nju Jork. Vuçiç dhe Rubio u takuan në Nju Jork të martën mbrëma, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Në një shkrim në llogarinë e tij në Instagram, Vuçiq tha se biseda mes tyre u përqendrua në fushën e ekonomisë dhe tregtisë, veçanërisht sa i përket zgjidhjes së çështjes së tarifave të SHBA-së. Presidenti amerikan, Donald Trump, vendosi tarifë prej 35 për qind ndaj mallrave serbe muaj më parë. Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Tommy Pigott, tha se Rubio bisedoi me Vuçiçin për thellimin e partneritetit midis Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë, përfshirë...