Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Trafik droge në Itali e Zvicër, koka e grupit arrestohet në Fier
Policia në Fier ka arrestuar një 41-vjeçar që cilësohet si koka e një grupi kriminal, të goditur gjatë një operacioni ndërkombëtar të nisur nga Antimafia e Firences, në Itali. Në kuadër të operacionit “Fingerprint”, ka rënë në pranga shtetasi Edi Hoxha (alias Edison Hoxha). Hetimet që çuan në goditjen e grupit të koordinuar nga 41-vjeçari nisën disa muaj më parë dhe u shtrinë në të dyja shtetet. Sipas policisë kjo organizate kriminale akuzohet për trafikimin e lëndëve narkotike, në Shqipëri, Itali dhe Zvicër, gjatë periudhës 2020-2021. Gjykata e Firenzes lëshoi 12 urdhra arresti, 10 prej të cilëve u ekzekutuan (9 në Itali dhe 1 në Shqipëri), ndërsa 2 shtetas u shpallën në kërkim. “Gjatë kësaj faze të operacionit “Fingerprint”, shërbimet e Drejtorisë për Hetimin e...