Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
E Ngarkuara me Punë e SHBA Nancy VanHorn takon ministrin e Drejtësisë: Çmontimi i krimit të organizuar, përparësi e Administratës Trump
Ndërsa qeveria e re tashmë ka marrë formë dhe ka nisur punën, aleatët ndërkombëtarë shprehin angazhimin për bashkëpunim për thellimin e reformave me rëndësi. Këtë të mërkurë, e Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn, zhvilloi një takim me ministrin e ri të drejtësisë, Besfort Lamallari, ku fokusi kryesor ishte forcimi i bashkëpunimit për çmontimin e krimit të organizuar dhe grupeve terroriste. “Duke hapur rrugën për një bashkëpunim më të fortë në fusha me interes të ndërsjellë, sot e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn takoi Ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari, në fillim të mandatit të tij të ri. Koordinimi i efektshëm me sistemin e drejtësisë penale në Shqipëri është kyç për çmontimin e krimit të organizuar dhe grupeve terroriste,...