Balluku: Park i ri fotovoltaik në Spitallë nga kompania ”Voltalia”, hap drejt diversifikimit të burimeve të energjisë

Balluku: Park i ri fotovoltaik në Spitallë nga kompania ”Voltalia”, hap drejt diversifikimit të burimeve të energjisë

Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Inftrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, tha se kompania franceze “Voltalia” ka nisur ndërtimin e një parku të ri fotovoltaik në Spitallë. E pranishme në ceremoninë e përurimit të parkut diellor në Karavasta, Balluku e cilësoi ”Voltalian” shembulli të investitorëve të huaj që operojnë në vendin tonë. ”Ndërtimi i parkut fotovoltaik në Spitallë është një tjetër hap drejt diversifikimit të burimeve të energjisë, pas parkut fotovoltaik të Karavastasë, që është më i madhi në Ballkan dhe është ndërtuar nga ”Voltalia”’, u shpreh Balluku. Ministrja evidentoi ”Voltalian” kompaninë franceze, si një nga kompanitë më në zë dhe të afirmuar që gjeti Shqipërinë për të investuar jo vetëm falë kushteve gjeografike, por edhe bashkëpunimit të shkëlqyer me qeverinë shqiptare. ”Dua të nënvizoj edhe marrëdhëniet...