Asgjesohen mbi 1700 bimë kanabisi, arrestohen babë e bir në Shkodër

Asgjesohen mbi 1700 bimë kanabisi, arrestohen babë e bir në Shkodër

Babë e bir u arrestuan në fshatin Vukpalaj të Shkodrës pasi në tokën pranë pronës së tyre u gjetën 165 bimë të dyshuara kanabis. Kontrollet zbuluan gjithsej 1,723 bimë kanabis në gjashtë njësi administrative të qarkut. Përveç arrestimit të dy shtetasve, gjashtë kryetarë fshatrash janë vënë nën hetim për “Shpërdorim detyre”. Policia bën me dije se në Shosh, Pult, Postribë dhe Shalë u asgjësuan 1,060 bimë. Nën hetim u vunë kryetarët e fshatrave Plan, Kir, Palaj, Pecaj, Nenmavriq dhe Gimaj. Në Kastrat u zbuluan 521 bimë, përfshirë edhe 165 bimët në Vukpalaj, që çuan në arrestimin e babë e bir. Në Temal u gjetën dhe u asgjësuan 142 bimë të tjera. Njoftimi Qarku Shkodër/Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë...