Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vodhi para në një automjet të parkuar, bie menjëherë në pranga 44-vjeçari në Kamëz
Një 45-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kamzës, teksa akuzohet se ka vjedhur një shumë parash në një automjet të parkuar. Policia bën me dije se 44-vjeçari është arrestuar pak metra nga vendi ku kreu vjedhjen, teksa ka tentuar që të largohet me automjetin e tij. Ndërsa policia bën me dije se po punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas “Menjëherë pas njoftimit se në një automjet të parkuar në rrugën “Demokracia”, ishte vjedhur një shumë parash, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 organizuan punën për vënien në pranga të autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, u identifikua dhe u kap menjëherë pas vjedhjes, autori i dyshuar, shtetasi R. M., 44 vjeç, banues në...