Trump: Ukraina mund të rimarrë të gjithë territorin me ndihmën e BE dhe NATO

Trump: Ukraina mund të rimarrë të gjithë territorin me ndihmën e BE dhe NATO

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka thënë se beson se Ukraina mund të rimarrë të gjithë territorin që ka humbur që nga agresioni rus i vitit 2022, në një nga deklaratat më të forta që kreu i Shtëpisë së Bardhë ka bërë në mbështetje të Kievit. Trump e dha vlerësimin e tij optimist duke pretenduar se Rusia është në vështirësi të mëdha ekonomike, në një postim në Truth Social pas takimit me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, në Nju Jork. “Pasi e njoha dhe e kuptova plotësisht situatën ushtarake dhe ekonomike Ukrainë/Rusi dhe, pasi pashë problemet ekonomike që kjo situatë po i shkakton Rusisë, mendoj se Ukraina, me mbështetjen e Bashkimit Europian është në gjendje të luftojë dhe ta FITOJË të gjithë Ukrainën në...