Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
I dyshuar si ekzekutor i Gjin Ndojt, Apeli lë në burg Denis Brajoviçin
Apeli i Posaçëm la në fuqi vendimin e GJKKO për masën e sigurisë “arrest në burg” për Denis Brajoviç, i cili u ekstradua në muajin korrik të këtij viti nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt vendit tonë. Brajoviç akuzohet për vrasjen e Gjin Ndoj (Boriçit), ngjarje e ndodhur në muajin gusht të vitit 2020 në Vaun e Dejës. Denis Brajoviç ishte shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të dosjes “Metamorfoza”. Nga komunikimet e zbërthyera në aplikacionin Sky ECC, dyshohet se urdhërues i eliminimit të Gjin Ndojt ishte Behar Bajri, ndërsa ekzekutor, Denis Brajoviç.