Furnizonte me armë grupet kriminale, arrestohet i shumëkërkuari (Emri)

Furnizonte me armë grupet kriminale, arrestohet i shumëkërkuari (Emri)

Policia e Tiranës ka arrestuar Marjan Hema, 48-vjeçarin me precedentë të shumtë penalë dhe i shumëkërkuar nga Policia e Kuçovës, i akuzuar për furnizim me armë të grupeve kriminale në Lushnjë. Nga maji deri në gusht të këtij viti, Hema dyshohet të ketë kryer tre vjedhje motomjetesh në qytetet Durrës, Kuçovë dhe Lushnjë. Ai ka zhvilluar aktivitet kriminal në disa qytete të vendit dhe për të shmangur kapjen, ka ndryshuar disa herë vendbanimin, duke u shpërngulur nga Lushnja në Elbasan. 48-vjeçari vidhte automjete, motorë dhe targa, të cilat dyshohet se ia shiste ish-anëtarëve të Bandës së Lushnjës për përdorim në veprimtari kriminale. Në shkurt 2022, Hema u arrestua në Savër, Lushnjë, pasi ishte shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje. Në atë rast, policia i sekuestronte...