Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Punonte si çoban në Greqi, gjendet i pajetë në kufi trupi i 60-vjeçarit nga Erseka
Një emigrant shqiptar nga Erseka, që punonte në Greqi si çoban, është gjetur i pajetë pranë kufirit vetëm dy ditë pasi punëdhënësi i tij grek e kishte denoncuar të humbur. Burime policore bënë sot me dije se viktima është Ferit Koxha, 60 vjeç, i cili punonte si bari në vendin fqinj. Trupi i pajetë u gjet në malin e Gramozit, në tokën greke dhe kanë nisur hetimet për të zbuluar dinamikën dhe shkaqet. Viktima ka humbur kontaktet me punën e tij prej datës 22 shtator dhe është deklaruar i humbur nga vetë punëdhënësit. Nuk jepen detaje nëse në trupin e tij ka shenja dhune apo jo, teksa pritet të bashkëpunohet edhe me palën shqiptare.