Eskorta e Trump “kap viktimën e dytë”, pas Macron edhe Erdogan u detyrua të priste për të kaluar presidenti amerikan

Eskorta e Trump “kap viktimën e dytë”, pas Macron edhe Erdogan u detyrua të priste për të kaluar presidenti amerikan

Pas Macron edhe Erdogan ra viktimë e masave të marra për të kontrolluar lëvizjen e eskortës së Trump, duke u detyruar të priste në këmbë për disa minuta derisa të përfundonte lëvizja e presidentit amerikan. Megjithatë, në ndryshim nga reagimi i qetë e gazmor i presidentit francez, i cili nuk hezitoi ta telefononte Trump, presidenti turk pati një reagim krejt tjetër. Siç shihet në pamjet filmike, Erdogan ishte dukshëm i mërzitur dhe nuk kishte asnjë dëshirë të bënte shaka për pritjen e tij.   Nga ana tjetër, Presidenti francez Emmanuel Macron pati një reagim krejtësisht të ndryshëm të hënën në mbrëmje në New York, ku po zhvillohet Asambleja e Përgjithshme vjetore e OKB-së. Kur Macron doli nga ndërtesa e OKB-së pas fjalimit të tij në...