U aksidentua gjatë punës, humb jetën një minator në Bulqizë

U aksidentua gjatë punës, humb jetën një minator në Bulqizë

Një minator 38 vjeç i identifikuar si Kuktim Dangri, ka humbur jetën sot teksa punonte në një subjekt minerar në Bulqizë. Ngjarja ka ndodhur në në nga galeritë private në Zonën D, tek subjekti “True L” Shpk. “Me datë 24.09.2025, rreth orës 11.30, dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar në Bulqizë dhe ka humbur jetën, shtetasi K.D., rreth 38vjeç, punonjës në këtë subjekt. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje.“-njofton policia. Top Channel