‘Peleshi kryetarin artificial dhe burri i Diellës’, Blushi: Procesverbalet janë manipulim dhe tallje me qytetarët, Rama kryetar defakto

‘Peleshi kryetarin artificial dhe burri i Diellës’, Blushi: Procesverbalet janë manipulim dhe tallje me qytetarët, Rama kryetar defakto

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë dhe deputet në Kuvend, Tedi Blushi, në një deklaratë për mediat jashtë parlamentit, kritikoi ashpër mënyrën si po drejtohet Parlamenti. Ai e quajti kryetarin Niko Peleshi ' kryetarë artificial dhe denoncoi manipulimin e procesverbaleve, duke theksuar se po tentohen të miratohen dokumente që nuk pasqyrojnë realitetin dhe mendimet e deputetëve. Blushi shtoi se ky veprim po dëmton rëndë institucionin e Kuvendit dhe demokracinë në vend, duke e cilësuar situatën si një tallje jo vetëm me Parlamentin, por edhe me qytetarët shqiptarë. Ai theksoi se drejtimi aktual është i papranueshëm dhe antikushtetues, duke kërkuar rikthimin e transparencës dhe respektit ndaj rregullave. Deklarata: Dua të denoncoj për të disatën herë thellimin e paligjshmërisë të kryetarit artificial të parlamentit. Unë e kuptoj...