Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Kuvendi miraton mes tensioneve përbërjen e komisioneve të përhershme parlamentare, Berisha apel për protesta
Kuvendi ka miratuar sot përbërjen e komisioneve të përhershme parlamentare, në një seancë të shoqëruar nga debate të ashpra mes opozitës dhe maxhorancës. 94 deputetë votuan pro, 3 abstenuan dhe 1 votoi kundër, duke zyrtarizuar ndarjen e komisioneve sipas rregullores së re. Nga 11 komisione gjithsej, 7 do të drejtohen nga Partia Socialiste, ndërsa 4 nga Partia Demokratike. Maxhoranca mori drejtimin e komisioneve të rëndësishme si ai i Ekonomisë, Çështjeve Ligjore dhe Punëve të Jashtme. Nga ana tjetër, opozita do të drejtojë komisionet e Edukimit, Shëndetësisë, të Drejtave të Njeriut dhe Kulturës. Debati më i fortë u përqendrua te procesverbali i seancës së 18 shtatorit, ku qeveria miratoi programin e saj pa diskutimin e opozitës. Deputetët opozitarë, përfshirë Sali Berishën, Jorida Tabakun dhe Belind Këlliçin,...