Sarandë/ 15-vjeçarja vendos t’i japë fund jetës, hidhet nga lartësia pasi bullizohej nga shokët

Sarandë/ 15-vjeçarja vendos t’i japë fund jetës, hidhet nga lartësia pasi bullizohej nga shokët

Një ngjarje tragjike është regjistruar paraditen e kësaj të mërkure në qytetin bregdetar të Sarandës. Raportohet se një vajzë 15-vjeçare ka vendosur që t’i japë fund jetës duke u hedhur nga një lartësi. Sipas informacioneve paraprake mësohet se adoleshentja ka rënë mbi një tendë dhe ka mbetur e plagosur. Menjëherë ajo është dërguar në spital dhe nuk dihet ende gjendja e saj shëndetësore. Deri më tani shkak dyshohet të jetë bërë gjendja emocionale e të resë pasi nga informacionet e para thuhet se vendimi tragjik për t’i dhënë fund jetës erdhi si pasojë e bullizimit të saj nga bashkëmoshatarët.