Tabaku në kuvend: Të përsëritet seanca, hera e parë që qeveria miratohet pa diskutuar programin e qeverisë

Tabaku në kuvend: Të përsëritet seanca, hera e parë që qeveria miratohet pa diskutuar programin e qeverisë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka refuzuar miratimin e procesverbalit të seancës së kaluar, duke kërkuar që në dokument të përfshihet edhe mohimi i fjalës së Gazment Bardhit për diskutimin e programit qeverisës të Partisë Socialiste. Në fjalën e saj në Kuvend, Tabaku ka kërkuar që seanca të ripërsëritet, duke argumentuar se procesverbali nuk pasqyron shkeljet e rregullores që ndodhën gjatë debatit. “Në fakt duhet sqaruar që e gjithë ajo që ndodhi në shkelje të rregullores së parlamentit. Kryetari i grupit parlamentar të PD-së kërkoi fjalën për procedurë për të diskutuar programi ne qeverisë. E gjitha kjo në procesverbalin që keni paraqitur nuk reflektohet. Është hera e parë që qeveria miratohet pa diskutuar programin e qeverisë. Kemi bërë kërkesë për përsëritje të seancës. Nuk...