Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Kuvend/ Berisha: Procesverbalin hidheni në kosh, përsërisni seancën për miratimin e qeverisë
Ashtu si gjithë deputetët e opozitës, edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kërkoi që seanca për miratimin e ministrave dhe qeverisë së re të ribehet nga e para, që deputetët të kenë mundësi të mbajnë diskutimet e tyre. Berisha tha se procesverbali i asaj seance të kaluar duhet të hidhet në kosh dhe se ajo seancë do të mbetet si më e turpshmja dhe e pashembullta në histori. “Akti i vetëm që mund të bëjmë për atë procesverbal të asaj seance është ta hedhim në koshin e plehrave seancën dhe procesverbalin. Ai do të mbetet si procesverbali më i turpshëm në historinë e tij, dhe ky turp do të mbulojë ata që zhvilluan një seancë si ajo, pashembullt dhe e bënë vetëm e vetëm...