Të huajt në burgjet greke dhe raporti i Trump në OKB/ Shqiptarët me përqindje të lartë në krye të listës

Të huajt në burgjet greke dhe raporti i Trump në OKB/ Shqiptarët me përqindje të lartë në krye të listës

Presidenti amerikan Donald Trump bëri një referencë të veçantë për emigracionin dhe lidhjen e tij me kriminalitetin, gjatë fjalimit në Sesionin e 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York. Presidenti përmendi specifikisht disa vende evropiane, përfshirë vendin fqinj Greqinë. “Sipas Këshillit të Evropës, deri në vitin 2024, pothuajse 50% e të burgosurve në burgjet gjermane ishin shtetas të huaj ose emigrantë. Në Austri, numri ishte 53%, në Greqi 54% dhe në Zvicër 72%. Kur burgjet tuaja janë të mbushura me të ashtuquajtur azilkërkues që e shpërblejnë mirësinë me krim, është koha t’i japim fund eksperimentit të dështuar të kufijve të hapur. Duhet ta përfundoni tani,” deklaroi Kreu i Shtëpisë së Bardhë. Të dhënat e Ministrisë greke të Mbrojtjes së Qytetarëve tregojnë po...