“Ekspert” i vjedhjes së mjeteve, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë, dyshohet se bashkëpunonte me grupet kriminale

“Ekspert” i vjedhjes së mjeteve, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë, dyshohet se bashkëpunonte me grupet kriminale

MJETI I VJEDHUR TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim për vjedhje të ndryshme. Në pranga ka rënë shtetasi Marjan Hema, 48 vjeç, i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Kuçovë. Hema akuzohet për të paktën 20 raste vjedhjesh targash dhe mjetesh të ndryshme në disa qytete të vendit, përfshirë Kuçovën, Beratin, Lushnjen, Tiranën dhe qytete të tjera. Ka dyshime se mjetet e vjedhura janë përdorur nga grupet kriminale. Sipas grupit hetimor, Hema i kryente vjedhjet në një qytet dhe më pas zhvendosej në qytete të tjera ku vazhdonte aktivitetin e tij kriminal, duke vjedhur edhe targa automjetesh apo motorësh. Dyshohet se pas vjedhjeve, Hema i montonte targat në mjete të tjera dhe i shiste ato te...