Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Skema e grabitjes së makinave dhe motorëve/ Ishte në kërkim për 20 vjedhje në seri, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari!
Një 48-vjeçar, ekspert në vjedhje, i shpallur në kërkim kombëtar për një sërë vjedhjesh automjetesh, motorësh dhe targash në disa qytete të vendit, u arrestua nga Policia e Tiranës. Report Tv mëson se i arrestuari është Marjan Hema, i cili kërkohej nga Policisë e Kuçovës dhe akuzohet për të paktën 20 raste vjedhjesh të dokumentuara deri tani. Sipas hetimeve, Hema vepronte me një skemë të mirëorganizuar. Në një qytet vidhte automjete ose motorë, më pas udhëtonte drejt qyteteve të tjera ku vidhte targat e mjeteve dhe i përdorte ato për qëllime kriminale. Targat i montonte në automjete të tjera ose dyshohet se i shiste në grupe të strukturuara kriminale, që i përdornin më pas për fshehjen e gjurmëve të veprimtarive të paligjshme. Hetuesit po verifikojnë aktualisht nëse mjetet dhe targat e vjedhura janë...