Stuhia e fuqishme godet Azinë, Kina në prag të katastrofës/ 14 të vdekur dhe qindra të zhdukur në Tajvan

Stuhia e fuqishme godet Azinë, Kina në prag të katastrofës/ 14 të vdekur dhe qindra të zhdukur në Tajvan

Gati dy milionë njerëz janë zhvendosur nga qytetet gjigante në jug të Kinës, ndërsa një tajfun i fuqishëm po përplaset në njërën nga bregdetet më të populluara në botë, pas përmbytjeve vdekjeprurëse që shkaktoi në Tajvan, ku mbi 100 persona figurojnë ende të zhdukur.  Tajfuni Ragasa, që vetëm disa ditë më parë ishte stuhia më e fuqishme në Tokë për këtë vit, paralizoi qendrën financiare Hong Kong dhe pjesë të mëdha të Kinës jugore të mërkurën, pasi kishte goditur më herët Filipinet dhe rajonet malore të Tajvanit.  Me erëra të fuqishme sa një uragan, tajfuni ka shkaktuar rrëshqitje dheu, dallgë gjigante dhe dëme të mëdha, ndërsa tani po godet provincën Guangdong, ku ndodhen qytete të mëdha si Shenzhen dhe Guangzhou.  Në Tajvan, të paktën 14 persona kanë humbur jetën dhe...