Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Hipertensioni kërcënon mbi 1 miliard njerëz, vetëm 1 në 5 persona e kanë nën kontroll
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar një situatë alarmante për përhapjen e hipertensionit të pakontrolluar në shkallë globale, duke theksuar se kjo sëmundje prek aktualisht 1.4 miliardë njerëz, ndërsa vetëm 1 në 5 persona e ka nën kontroll. Sipas raportit të dytë global mbi hipertensionin, boshllëqet në parandalim, diagnostikim dhe trajtim janë më të theksuara në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Në shumë prej këtyre vendeve, qasja ndaj ilaçeve të rekomanduara nga OBSH-ja është e kufizuar, ndërsa infrastruktura shëndetësore dhe burimet njerëzore mbeten të pamjaftueshme. Vetëm 28% e këtyre vendeve raportojnë disponueshmëri të plotë të barnave për trajtimin e hipertensionit në sistemin e kujdesit parësor, krahasuar me 93% të vendeve me të ardhura të larta. Hipertensioni është një ndër shkaqet kryesore...