Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Analiza: BE-ja po kërkon një rrugëdalje nga bllokadat
Veto, vonesa! BE nuk e ka të lehtë marrjen e vendimeve të përbashkëta në politikën e jashtme. A mund të ndryshojë kjo? Bashkimi Evropian është detyruar në të kaluarën të marrë vendime pa Hungarinë, duke i lënë hapësirë kryeministrit konservator hungarez Viktor Orban për një “pushim për kafe”, apo duke lëshuar deklarata përfundimtare pa praninë e tij. Megjithatë, në politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, po bëhet gjithnjë e më e vështirë të merren vendime të përbashkëta. Sanksionet kundër Rusisë – paketa e 19-të është duke u negociuar aktualisht – duhet të miratohen nga të gjitha shtetet anëtare. E njëjta gjë vlen edhe për politikën tatimore ose pranimin e anëtarëve të rinj të BE-së, ku një vend mund të bllokojë çdo vendim me veton e tij....