Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Serbia do të nënshkruajë marrëveshje për import gazi me Rusinë në tetor
Serbia do të nënshkruajë muajin e ardhshëm një marrëveshje trevjeçare për importin e gazit me Rusinë, duke siguruar një furnizim vjetor prej 2.5 miliardë metrash kub gaz natyror, tha për Radiotelevizionin e Serbisë kreu i kompanisë shtetërore serbe të gazit, Dushan Bajatoviç, dje. Shefi i Srbijagas, Bajatoviç, bëri të ditur se Serbia ka siguruar tashmë furnizime ditore prej 2.5 milionë metrash kub gazi nga Azerbajxhani, dhe se merr, gjithashtu, 9.5 milionë metra kub në ditë nga Rusia, raporton Reuters. Ai, po ashtu, shtoi se e vetmja rezervë e gazit e Serbisë përmban 780 milionë metra kub gaz natyror, me një mundësi për 200 milionë metra kub shtesë, që mund të sigurohen nga një depo në Hungari nëse është e nevojshme. Serbia mbetet një nga blerësit...