Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Tre muaj pas ofensivës ndaj Iranit, ushtria amerikane publikon videon se si bombat shkatërruan centralet bërthamore
Tre muaj pas bombardimit të objekteve bërthamore të Iranit, shefi i shtabit të Forcave Ajrore Amerikane, Komandanti David Olvin, ngarkoi një video të testeve të mëparshme, e cila ngjan me mënyrën se si u krye bombardimi i objekteve bërthamore në Fordow, të ashtëquajturin mali bërthamor në Iran. Videoja tregon bombarduesit strategjikë të padukshëm B-2 Spirit të Forcave Ajrore Amerikane duke u ngritur nga SHBA-ja. Gjashtë avionë u ngritën nga Baza Ajrore Whiteman në Misuri, SHBA. Pas një udhëtimi prej shumë orësh dhe mijëra kilometrash, ata mbërritën në Iran, ku përdorën bombat e fuqishme GBU-57 MOP për të goditur objektet bërthamore thellë nën tokë. Më në fund ata u ulën të sigurt në tokën amerikane. Operacioni i 21 qershorit kundër tre objekteve bërthamore të Iranit, Fordow, Natanz dhe Isfahan, u zhvillua në kontekstin e luftës 12-ditore midis Izraelit dhe...