Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
U eleminua nga Milani, mesfushori shqiptar: Po shpresoja për një devijim që të shënoja
Milani ka vazhduar serinë e fitoreve edhe në Kupën e Italisë. Kuqezinjtë kanë mposhtur Leçen me shifrat 3-0, duke u kualifikuar mes 16 më të mirave të këtij kompeticioni. Tituar dhe me shiritin e kapitenit në krahë në këtë përballje ishte edhe Medon Berisha, i cili ka folur për mediat pas përfundimit të lojës “Mund të kishim bërë më shumë në 10 minutat e para, por pas kartonit të kuq, loja u bë edhe më e vështirë. Sigurisht, gjithmonë mund të bësh më shumë. Keqardhje për goditjen e dënimit? U përpoqa. Shpresoja për një devijim, por nuk e godita shumë mirë”, ka deklaruar Medon Berisha./Sport Ekspres/