Masakra e Shkodrës! “Del jashtë se s’të baj gja” – Si ndodhi atentati me 2 të vrarë dhe 2 të plagosur (DËSHMITË)

Masakra e Shkodrës! “Del jashtë se s’të baj gja” – Si ndodhi atentati me 2 të vrarë dhe 2 të plagosur (DËSHMITË)

Armando Pali, Erogen Vaso, Ragip Gila dhe Liridon Kraja TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur mëngjesin e 8 shtatorit në Shkodër, ku mbetën të vrarë Armando Pali dhe Liridon Kraja, ndërsa shënjestër dyshohet se ishte Erogen Vaso (Brajoviç), i cili mbeti i plagosur së bashku me kamarieren 25-vjeçare.  Si mbërriti autori Ragip Gila në lokalin ‘Idromeno’, mëngjesin e datës 8 Shtator? Dëshmitarë okularë rrëfyen se atentatori mbërriti përpara lokalit me një motoçikletë të cilën e la të ndezur përpara hyrjes. Dhe pasi zbriti nga motomjeti, me një armë në dorë të cilën e nxorri në ecje e sipër, u afrua me hapa të shpejtë drejt tavolinës ku ndodheshin të ulur Erogen Brajoviç, Liridon Kraja dhe Armando Pali. Gila, pasi qëlloi mbi tavolinën ku...