Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Egli Tako, rrëfimi i parë dhe i plotë për Gjestin: Dua ta mbaj mend si një shok
Showbiz E Martë, 23 Shtator 2025 22:18 Dalina Buzi në “The Dalina Show”, pati të ftuar Egli Takon dhe e hapi temën “Gjesti” duke u rikthyer pak pas në kohë, momenti kur Egli iu ul në gjunjë dhe “i lutej” që ai t’i fliste. Por vetë Egli korrigjoi menjëherë këtë situatë. “Ka qenë ironike. Fatkeqësia është që njerëzit nuk kanë arritur dot, kanë komentuar, po shumë pak kanë analizuar. Jo çdo gjë jepet në prime, shyqyr pastaj që ti e ke mundësinë të flasësh dhe ta shpjegosh gjënë. Patjetër që ka qenë ironike. Unë thjesht jam pak kështu deklamative si natyrë, por ka qenë ironike pa diskutim. Në gjunjë nuk i jam ulur tim ati. Ka qenë një moment që diskutohej ‘të ka vrarë e...