Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
EMRAT/Ja këshilltarët me poste shtetërore qe i kthyen shpinën Veliajt, votuan shkarkimin me urdhër nga lart
Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot me 50 vota pro kërkesën për shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryetarit të Bashkisë. Vendimi u mor duke iu referuar pikës c të nenit 62 të ligjit “Për vetëqeverisjen vendore”, i cili parashikon largimin nga detyra të kryebashkiakut nëse mungon për më shumë se 3 muaj rresht pa justifikim. Ironikisht, opozita kishte depozituar më herët dy kërkesa të njëjta për shkarkimin e Veliajt, por këto ishin injoruar sistematikisht nga i njëjti Këshill Bashkiak. Vendimmarrja e sotme erdhi vetëm pas sinjalit të fortë politik të dhënë nga kryeministri Edi Rama më 11 shtator, gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste. Këshilltarët socialistë, dikur mbështetës dhe përfitues të afërt të Veliajt, u rreshtuan pa hezitim kundër tij, duke braktisur një aleat...