Kaloi 65 persona në Rinas kundrejt ryshfetit, polici “shpërblehet” me rikthim në detyrë

Kaloi 65 persona në Rinas kundrejt ryshfetit, polici “shpërblehet” me rikthim në detyrë

Punonjësi i komisariatit të policisë së Rinasit që u kap në përgjime duke marrë para, rikthehet në të njëjtën detyrë, pa mbaruar gjyqi penal. Emisioni “Fiks Fare” vërtetoi se si ishte kthyer në të njëjtën detyrë në komisariatin e policisë së Rinasi punonjësi i rolit bazë, Briken Tereziu, i arrestuar në muajin qershor 2024 me akuzat e korrupsionit pasiv dhe shpërdorimit të detyrës Në atë kohë, z. Briken Tereziu u ndalua nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në bazë të përgjimeve dhe bisedave që iu kapën me kolegq dhe persona të tjera. Në këto biseda, tregohej se ai merrte shuma të konsiderueshme të hollash, me qëllim lejimin e kalimit të shtetasve të ndryshëm, madje edhe të mitur pa prokurë. Fiks Fare ka mësuar se, 14 muaj...