Atentati i dytë ndaj Trump/ Ryan Routh shpallet fajtor, dënohet me burgim të përjetshëm

Atentati i dytë ndaj Trump/ Ryan Routh shpallet fajtor, dënohet me burgim të përjetshëm

Një juri në Fort Pierce, Florida, shpalli fajtor Ryan Routh, 59 vjeç, për tentativë vrasjeje të presidentit amerikan Donald Trump, ngjarje që ndodhi në shtator 2024 në fushën e golfit të Trump në West Palm Beach. Routh akuzohej për pesë akuza penale, përfshirë tentativën për vrasje të një kandidati për president, armëmbajtje pa leje në kryerje të një akti dhune dhe sulm ndaj një agjenti të Shërbimit Sekret. Ngjarja ndodhi më 15 shtator 2024, kur Routh u kap me pushkë në shkurre, ndërsa Trump dhe grupi i tij po i afroheshin vendit të ngjarjes. Pas një periudhe të shkurtër diskutimesh, juria e shpalli fajtor për të gjitha akuzat. Ai tani përballet me dënimin me burgim të përjetshëm. Prokurorët deklaruan se Routh kishte blerë një armë...