FJALIMI- Trump në OKB kundër Europës- ‘Vendet e NATO-s kanë të drejtë të rrëzojnë avionët rusë’

FJALIMI- Trump në OKB kundër Europës- ‘Vendet e NATO-s kanë të drejtë të rrëzojnë avionët rusë’

Donald Trump SHBA-Presidenti i SHBA-së, Donald Trump i është drejtuar me kritika Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Trump u tha anëtarëve të Asamblesë se është koha për t’i dhënë fund “eksperimentit të dështuar të kufijve të hapur”. Presidenti amerikan veçoi Evropën, duke thënë se kontinenti është në telashe serioze për shkak të migracionit dhe gjithashtu e kritikon atë për dështimin në ndalimin e importit të energjisë nga Rusia, duke e quajtur këtë “të turpshme”. Ai pretendoi se “migrantët kanë shkelur ligjet, kanë kërkuar azil të rremë ose kanë kërkuar status refugjati për arsye të paligjshme”.  “Është koha për t’i dhënë fund eksperimentit të dështuar të kufijve të hapur. Duhet t’i jepni fund tani. E shihni, mund t’ju them se jam shumë i mirë në këto gjëra....