Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Shkarkimi i Veliajt/ Dashamir Shehi: Rama e heq ‘topin’ nga vetja dhe ja kalon Këshillit Bashkiak
Kreu i LZHK-së, ish-deputeti Dashamir Shehi, është shprehur se kryeministri Edi Rama, përmes mbledhjes së Këshillit Bashkiak për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, po e heq ‘topin’ nga vetja dhe po ja kalon Këshillit. Shehi tha se nëse donte të shkarkonte Veliajn, Rama mund ta bënte këtë gjë vetë, përmes mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Ai pohoi gjithashtu se nëse do të ishte i moralshëm, Veliaj duhet ta kishte dhënë vetë dorëheqjen, derisa të përfundonte procesi gjyqësor i nisur ndaj tij. Shehi tha se brenda Partisë Socialiste ka pasur përplasje të fortë klanesh, ku klani i kryeministrit Edi Rama po përpiqet të eleminojë plotësisht atë të Veliajt. “Unë them që kjo puna e Erion Veliajt duhet të kishte marrë një formë tjetër me kohë. Përsa...