Presidenti Trump: Vendet e NATO-s duhet të rrëzojnë aeroplanët rusë nëse shkelin hapësirën e tyre ajrore

Presidenti Trump: Vendet e NATO-s duhet të rrëzojnë aeroplanët rusë nëse shkelin hapësirën e tyre ajrore

Presidenti i SHBA-së Donald Trump  u shpreh  se vendet e NATO-s duhet të rrëzojnë avionët rusë nëse ata shkelin hapësirën e tyre ajrore .  I pyetur gjatë një takimi me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky nëse Shtetet e Bashkuara do të mbështesnin një vendim të mundshëm të NATO-s për të rrëzuar avionët rusë që shkelin hapësirën ajrore të aleatëve, Trump u përgjigj: “Po, besoj se po.”  Trump shtoi se  do t’i mbështeste ushtarakisht aleatët e NATO-s, dhe see kjo do të “varej” nga rrethanat.  Deklaratat Trump-Zelensky  Presidenti amerikan theksoi, duke folur me gazetarët para takimit: “E vlerësojmë këtë takim, patëm një ditë interesante dhe shumë produktive, dhe tani po fillojmë një takim me presidentin, të cilin të gjithë e njohim shumë mirë. Ai është një burrë i guximshëm, po lufton një luftë të vështirë...