Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Greqia, ndihmë 250 euro çdo nëntor për pensionistët/ Do të jepet dhe për grupet e tjera në nevojë
Ndihma e re prej 250 euro në Greqi do t’u jepet çdo nëntor pensionistëve dhe grupeve të tjera sociale në nevojë. Pagesa do të bëhet pa kërkuar aplikim nga përfituesi dhe ka të bëjë me tre kategori kryesore. Kategoria e parë përfshin pensionistët me të ardhura të ulëta për shkak të pleqërisë, të cilët duhet të kenë mbushur moshën 65 vjeç. Në kategorinë e dytë, për familjet beqare, ose me një person, të ardhurat vjetore të tatueshme nuk duhet të kalojnë 14,000 euro, ndërsa prona nuk duhet të kalojë 200,000 euro. Në kategorinë e tretë, për personat e martuar, ose çiftet me marrëveshje bashkëjetese, kufiri i të ardhurave është vendosur në 26,000 euro dhe prona në 300,000 euro. Ekspertët e punës theksojnë se për pensionistët...