Veliaj u SHKARKUA! Çfarë vjen më pas, ‘topi’ kalon në disa duar- ‘Sytë’ nga zgjedhjet

Veliaj u SHKARKUA! Çfarë vjen më pas, ‘topi’ kalon në disa duar- ‘Sytë’ nga zgjedhjet

Erion Veliaj TIRANË-Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës, i cili ka qenë në krye të Bashkisë që nga viti 2015 është shkarkuar nga detyra. Këshilltarët socialistë dhe demokratë bashkuan votat në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak për ta shkarkuar kryebashkiakun nga detyra, i cili qëndron në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025 kur dhe u arrestua me vendim të GJKKO pas kërkesës së SPAK.  Motivi që Këshilli Bashkiak Tiranë votoi për shkarkimin e Erion Veliajt është mosparaqitja në detyrë prej më shumë se 3 muaj. Veliaj ka sqaruar në kërkesën e tij se mungesa për më shumë se tre muaj, nuk është si pasojë e vullnetit të tij, por si rrjedhojë e një mase sigurie, të cilën do ta kundërshtojë në të gjitha instancat gjyqësore. Por procesi...