Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Shkarkimi i Veliajt/ Reagon Bardhi: I njëjti fund pas dere për ministrat e kryebashkiakët e korruptuar
Këshilli Bashkiak i Tiranës ka votuar unanimisht për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj. Në një reagim ndaj vendimit, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, e quajti Veliajn simbol të korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin. Bardhi paralajmëroi se e njëjta rrugë pret edhe funksionarët e tjerë të korruptuar të mazhorancës. Ai përmendi konkretisht ministren Belinda Balluku, duke theksuar se ora e drejtësisë po afron. REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI Erion Veliaj – shëmbylltyra e Edi Ramës në krye të Bashkisë Tiranë – u shkarkua sot me votat unanime të Këshillit Bashkiak Tiranë. Ai iku nga drejtimi i bashkisë më të madhe në vend pa pasur mundësi të thoshte asnjë fjalë, t’i jepte dorën askujt dhe...