Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Policia e ndalon sepse po kalonte eskorta e Trump, Macron telefonon presidentin: Po pres në rrugë sepse po kaloni ju.. (VIDEO)
Një incident i pazakontë që përfshiu presidentin francez, Emmanuel Macron dhe homologun e tij amerikan, Donald Trump ndodhi të hënën në mbrëmje në Nju Jork, ku po zhvillohet Asambleja e Përgjithshme vjetore e OKB-së. Kur Macron doli nga ndërtesa e OKB-së pas fjalimit të tij në të cilin, ndër të tjera, ai njoftoi njohjen e shtetit të Palestinës nga Franca, ai u përball me një bllokadë policore që ishte ngritur ndërsa eskorta e Donald Trump po lëvizte. “Më falni, zoti President, gjithçka është e mbyllur, qarkullimi është ndalur kudo”, i shpjegoi një oficer policie Macronit, i cili u habit. Megjithatë, presidenti francez nuk e humbi sensin e humorit pasi telefonoi homologun e tij amerikan dhe u dëgjua të thoshte: “Merrni me mend, po pres në rrugë sepse gjithçka është ndalur për ju.” Edhe kur kaloi autokolona e presidentit amerikan, vetëm...