Trump nuk kursen batuat, fjalimi i tij krijon të qeshura në OKB: Zonja e Parë është në formë të shkëlqyer

Trump nuk kursen batuat, fjalimi i tij krijon të qeshura në OKB: Zonja e Parë është në formë të shkëlqyer

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në një nga momentet gjatë të fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, përmendi bashkëshorten e tij, Melania Trump, duke sjellë një valë të qeshurash mes të pranishmëve. Nga podiumi i Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, përpara dhjetëra liderëve botërorë dhe diplomatëve, Trump ndaloi për një moment për të komentuar gjendjen e Zonjës së Parë, e cila ndodhej në sallë. “Zonja e Parë është në formë të shkëlqyer,” tha ai, duke parë nga delegacioni amerikan. Me një buzëqeshje karakteristike, ai shtoi: “Të dy jemi në formë të shkëlqyer”, koment që u prit me të qeshura të lehta në sallë. Kjo batutë, solli një atmosferë më të çlirët në një seancë që zakonisht karakterizohet nga formalitet dhe diplomaci e lartë....