Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Analiza/ Corriere della Sera: Drone mbi Danimarkë dhe Norvegji, pse kjo lidhet me luftën në Ukrainë dhe rolin e Moskës
Nga Federico Fubini – Corriere della Sera Sulmi hibrid i kryer mbrëmë ndaj Danimarkës, i cili çoi në pezullimin e dhjetëra fluturimeve pas shfaqjes së disa dronëve pranë aeroportit të kryeqytetit, shënon një eskalim të qartë në përshkallëzimin e tensioneve mes Rusisë dhe vendeve europiane. Edhe pse Moska, nëpërmjet zëdhënësit të saj Dmitry Peskov, mohoi çdo përfshirje, të gjitha gjurmët – sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky – çojnë drejt Kremlinit. Kjo nuk është hera e parë që Rusia mohon diçka që më vonë rezulton të jetë e orkestruar prej saj. E njëjta strategji mohim-shmangie u përdor në rastin e shkeljeve të hapësirës ajrore estoneze, apo më herët në aneksimin e Krimesë në 2014. Por ndryshe nga rastet e mëparshme, objektivi këtë herë nuk është një...