Berisha: Shqipërisë iu kërkua që të mos kërcënojë opozitën

Berisha: Shqipërisë iu kërkua që të mos kërcënojë opozitën

Gjatë një konference për mediat, kreu i PD, Sali Berisha, u shpreh se dje në Parlamentin Europian u “denoncua me të madhe frika e narkomazhorancës për komisionet hetimore parlamentare”. “Vetëkuptohet që ata e dinë mirë se komisionet hetimore parlamentare, Edi Rama i bllokon i tmerruar nga ajo që pa me komisionin hetimor parlamentar të djegësave, me të cilët ai doli më blozë se bloza. Kjo është e vërteta. Pra, në seancë dolën në shesh, në pah, doli e gjithë shëmtia e narkoshtetit shqiptar që nuk respekton asnjë ligj, asnjë vendim, asnjë nen të Kushtetutës së vendit. Nuk mund të kem asgjë tjetër veçse mirënjohje të pakufishme për të gjithë ata që organizuan në radhë të parë këtë ngjarje madhore në mbështetje të demokracisë në Shqipëri,...