Burimi:
Tesheshi.com

Foto © Tesheshi.com
Veliaj shkarkohet nga partia
Prej sot, Erion Veliaj nuk është më kryetar i Bashkisë së Tiranës e kësisoj s’mund të shprehet si i tillë nga qelia. Ka qenë vetë partia e tij që e ka shkarkuar, fiks siç dha direktivën e tij Rama, duke ia adresuar këtë aksion këshilltarëve bashkiakë socialistë. Këta të fundit, me pak përjashtime, siç Gazmend Paja që nuk ishte fare i pranishëm në votim, e shkarkuan Veliajn pa asnjë formë rezistence, për t’i hapur rrugë tashmë Ogerta Manastirlliut, si e përzgjedhura e Ramës për të kandiduar për Tiranën e zënë vendin e Veliajt. Ky i fundit kërkoi që të ishte i pranishëm në seancën e shkarkimit, por kërkesa nuk iu morr në konsideratë. Akti i shkarkimit ndodhi mes pikëpyetjeve të shumta të ligjshmërisë proceduriale, gjë...