Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Trump në OKB: Evropa të mos blerjë naftë ruse
Bota E Martë, 23 Shtator 2025 18:16 Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se aleatët evropianë duhet të ndalin menjëherë blerjen e naftës nga Rusia dhe akuzoi Kinën dhe Indinë se po financojnë luftën e Moskës kundër Ukrainës përmes blerjeve të produkteve ruse. Duke folur para udhëheqësve botërorë në hapje të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 23 shtator, Trump, i cili do të takohet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, më vonë gjatë ditës, tha se ai mund të vendosë sanksione ndaj Rusisë për të ndalur luftimet, por pa veprime të ngjashme nga Evropa “ne të gjithë po humbasim shumë kohë”. “Në rast se Rusia nuk është e gatshme të arrijë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës, atëherë SHBA-ja është e përgatitur që...